Koloneli Nexhmi Krasniqi lirohet nga paraburgimi

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë sot aktvendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Kolonel Nexhmi Krasniqit dhe tre të arrestuarve të tjerë, të cilët po ndiqen penalisht për veprën penale “Detyrimi”. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, avokati i Krasniqit, Besnik Berisha. “Po është liruar nga masa e paraburgimit”, ka thënë Berisha. Ndryshe koloneli…

Lajme

01/10/2025 12:56

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë sot aktvendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Kolonel Nexhmi Krasniqit dhe tre të arrestuarve të tjerë, të cilët po ndiqen penalisht për veprën penale “Detyrimi”.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, avokati i Krasniqit, Besnik Berisha.

“Po është liruar nga masa e paraburgimit”, ka thënë Berisha.

Ndryshe koloneli Nexhmi Krasniqi u arrestua më 4 gusht, nga një aksion i përbashkët i Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe Inspektoratit Policor. Aksioni u realizua në katër lokacione, prej të cilit u arrestuan katër të dyshuar, në mesin e të cilëve ishte edhe Krasniqi. /Lajmi.net/