Koloneli Müller lë vendin e komandantit në KFOR, Ambasada e Gjermanisë thekson bashkëpunimin e ngushtë
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shprehur falënderimet e saj të sinqerta ndaj Kolonelit Müller, i cili po e përfundon detyrën e tij si Komandant i Kontingjentit Gjerman në KFOR. Në një njoftim zyrtar, ambasada thekson se bashkëpunimi i shkëlqyer, besimi i ndërsjellë dhe përkushtimi i Kolonelit Müller kanë qenë të jashtëzakonshëm gjatë gjithë kohës…
Lajme
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shprehur falënderimet e saj të sinqerta ndaj Kolonelit Müller, i cili po e përfundon detyrën e tij si Komandant i Kontingjentit Gjerman në KFOR.
Në një njoftim zyrtar, ambasada thekson se bashkëpunimi i shkëlqyer, besimi i ndërsjellë dhe përkushtimi i Kolonelit Müller kanë qenë të jashtëzakonshëm gjatë gjithë kohës së shërbimit të tij në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Njëkohësisht, ambasada shprehet se pret me padurim të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Komandantin e ri të Kontingjentit Gjerman në KFOR, Kolonel Radtke, duke garantuar përkushtim të përbashkët për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Postimi i plotë:
Faleminderit të sinqertë Kolonelit Müller për shërbimin e tij në Kosovë
Ne i shprehim falënderimet tona të thella Kolonelit Müller, ndërsa detyra e tij si Komandant i Kontingjentit Gjerman në KFOR po përfundon.
Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht bashkëpunimin, besimin e ndërsjellë dhe përkushtimin e tij gjatë gjithë kësaj kohe.
Njëkohësisht, presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me Komandantin e ri të Kontingjentit Gjerman në KFOR, Kolonel Radtke./lajmi.net/