Koloneli i FSK-së në pension, Avdi Raci do të jetë kandidat për deputet nga AAK
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar se AAK-së i është bashkuar Kolonel Avdi Raci, dhe njëherësh do të jetë kandidat për deputet nga kjo parti. “Avdiu, si oficer me përvojë të jashtëzakonshme që shërbeu në Ushtrinë e Kosovës si udhëheqës i shumë dikastereve, do të jetë një përfaqësues i denjë i popullit dhe i…
Lajme
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar se AAK-së i është bashkuar Kolonel Avdi Raci, dhe njëherësh do të jetë kandidat për deputet nga kjo parti.
“Avdiu, si oficer me përvojë të jashtëzakonshme që shërbeu në Ushtrinë e Kosovës si udhëheqës i shumë dikastereve, do të jetë një përfaqësues i denjë i popullit dhe i vlerave universale të kombit tonë”, tha Haradinaj.
Ai ishte ndër themeluesit e UÇK-së dhe po ashtu ishte pothuajse në çdo betejë që kaloi kombi ynë në luftën e fundit.
“Avdiu, bashkë me vëllezërit e tij, ishin krah i fortë i shumë heronjve dhe luftëtarëve në beteja. Rrugëtimi i ri i tij është një sfidë e re për t’i kontribuar vendit dhe popullit tonë. “I urojmë suksese, Gjeneral Avdi Raci!”, përfundoi Daut Haradinaj.