Koloneli A. J. Berg përfundon mandatin si atashe i SHBA-së në Kosovë, dekorohet nga Maqedonci

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se e ka dekoruar me Medaljen për Shërbim të Shquar Kolonelin A. J. Berg, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai ka njoftuar se Berg e ka përfunduar mandatin e…

Lajme

13/07/2026 13:46

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se e ka dekoruar me Medaljen për Shërbim të Shquar Kolonelin A. J. Berg, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka njoftuar se Berg e ka përfunduar mandatin e tij si Atashe i Mbrojtjes i SHBA-ve në Republikën e Kosovës.

“E falënderova për angazhimin e tij të palëkundur në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të FSK-së, avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe thellimin e partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve të mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Republika e Kosovës mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe kontributin e oficerëve të saj në ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme”, ka shkruar Maqedonci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: