Kolonel Bekim Zejnullahu pranon detyrën si atashe i Mbrojtjes në Slloveni
Koloneli i FSK-së, Bekim Zejnullahu ka pranuar zyrtarisht detyrën si atashe i Mbrojtjes jo rezident i Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë. Gjatë qëndrimit të tij në Lubjanë, kolonel Zejnullahu është pritur në një takim zyrtar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, ku u diskutua për fushat prioritare të bashkëpunimit…

Lajme
Koloneli i FSK-së, Bekim Zejnullahu ka pranuar zyrtarisht detyrën si atashe i Mbrojtjes jo rezident i Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë.
Gjatë qëndrimit të tij në Lubjanë, kolonel Zejnullahu është pritur në një takim zyrtar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, ku u diskutua për fushat prioritare të bashkëpunimit në kuadër të misionit diplomatik të atasheut të mbrojtjes, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Tutje bëhet e ditur se koloneli Zejnullahu ka zhvilluar vizitat e para zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Sllovenisë, ku ka realizuar takime konstruktive mbi intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet dy shteteve mike.
“Kolonel Zejnullahu është atashe rezident në Republikën Federale të Gjermanisë dhe prej atje mbulon edhe Republikën e Sllovenisë. Akreditimi i Atasheut të ri të Mbrojtjes shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë–Slloveni, dhe në përforcimin e pranisë institucionale të Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo ministri ka shprehur gjithashtu mirënjohje për punën dhe kontributin profesional të dhënë nga atasheu i parë i Mbrojtjes në Slloveni, nënkolonel Besim Gashi, që sipas, ministrisë, ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen dhe konsolidimin e bashkëpunimit të deritanishëm.