Kolonë në Merdare

Qytetarët nga Kosova, të cilët po kthehen për në Perëndim, po presin me orë në Merdare. Arsye është fluksi i madh.

Lajme

03/01/2014 20:22

Qytetarët kosovarë po presin rreth një orë e gjysmë në kufirin e Merdares për të hyrë në territorin serb, prej nga kthehen në vendet e Perëndimit, pas pushimeve të fundvitit.

Brahim Sadria, Zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë për RTK se kolonat janë krijuar si pasojë e fluksit të madh të bashkatdhetarëve dhe procedurave që janë ndjekur në pikat kufitare.

“Shkqet e kësaj pritjeje janë për arsye sepse ka një fluks të madh të qytetarëve për ta kaluar kufirin, gjithashtu edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga Kosova që kalojnë në territorin e Serbisë kalojnë me letërnjoftim dhe te serbët duhet të pajisen me një fletëhyrje”, ka thënë ai.

Përveç në Merdare, kolonë ka pasur edhe tek Dheu i Bardhë.

 

(Kosovapress)