Kolona të gjata në pikat kufitare në Kosovë, 2 orë tek Dheu i Bardhë

Me afrimin e muajit gusht dhe intensifikimin e sezonit të pushimeve verore, pikat kufitare të Kosovës po përballen me rritje të ndjeshme të fluksit të qytetarëve dhe mërgimtarëve që hyjnë në vend. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në disa prej pikave kufitare janë regjistruar pritje të gjata, veçanërisht në hyrje të…

Lajme

25/07/2025 19:33

Me afrimin e muajit gusht dhe intensifikimin e sezonit të pushimeve verore, pikat kufitare të Kosovës po përballen me rritje të ndjeshme të fluksit të qytetarëve dhe mërgimtarëve që hyjnë në vend.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në disa prej pikave kufitare janë regjistruar pritje të gjata, veçanërisht në hyrje të territorit të Kosovës.

Pika më e ngarkuar aktualisht është Dheu i Bardhë, ku qytetarët po përballen me rreth 2 orë pritje. Më pas vjen pika kufitare në Glloboqicë me pritje deri në 1 orë e 30 minuta, ndërsa në Bërnjak dhe Jarinjë pritjet arrijnë deri në 30 minuta, transmeton lajmi.net

Pritje më të lehta janë raportuar në pikën kufitare të Muçibabës, ku vonesat shkojnë deri në 20 minuta.

Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje qytetarëve për durim dhe bashkëpunim, si dhe rekomandojnë monitorimin e gjendjes në kohë reale përmes platformave zyrtare për të shmangur pritjet e gjata./Lajmi.net/