Kolona të gjata kamionësh në Merdarë: Shoferët në pritje prej tre ditësh, ankohen për mungesë ushqimi

Prej disa ditësh, kolona të gjata kamionësh janë krijuar në pikën kufitare në Merdarë, duke shkaktuar vonesa të mëdha për shoferët që presin të hyjnë në Kosovë. Sipas pamjeve të siguruara nga Klan Kosova, qindra kamionë janë bllokuar në radhë, ndërsa shoferët përballen me kushte të vështira. “Jam në ditën e tretë të pritjes. Po…

Lajme

14/03/2025 11:31

Prej disa ditësh, kolona të gjata kamionësh janë krijuar në pikën kufitare në Merdarë, duke shkaktuar vonesa të mëdha për shoferët që presin të hyjnë në Kosovë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Klan Kosova, qindra kamionë janë bllokuar në radhë, ndërsa shoferët përballen me kushte të vështira.

“Jam në ditën e tretë të pritjes. Po hasim vështirësi të mëdha, edhe me sigurimin e ushqimit po kemi problem”, tha Besart Buqolli, nga Peja njëri nga shoferët.