Kollçaku: Jam kandidate për presidente, deri tani

Kanë kaluar më shumë se një javë nga vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila u ka dhënë deputetëve 34 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. E deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, tha se vazhdon të jetë kandidate për presidente. Në një përgjigje për RTV21, deputetja Kollçaku e la të…

Lajme

03/04/2026 15:58

Kanë kaluar më shumë se një javë nga vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila u ka dhënë deputetëve 34 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

E deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, tha se vazhdon të jetë kandidate për presidente.

Në një përgjigje për RTV21, deputetja Kollçaku e la të hapur mundësinë që, nëse arrihet marrëveshje politike, të heqë dorë nga kandidatura.

“Deri tani jam, por jemi në pritje të opozitës se çfarë do të na propozojë. Krejt çka është në të mirë të Kosovës.”, tha ajo.

Zgjedhja e presidentit kërkon votat e të paktën dy të tretave të deputetëve në raundet e para, ndërsa në raundin e tretë mjafton shumica e thjeshtë prej 61 votash, një proces që e bën të domosdoshëm bashkëpunimin ndërpartiak.