Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thërret protestë në Gjilan për rastin e gruas së dhunuar
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar protestë me datë 14 shkurt, të premten për rastin e gruas së dhunuar. Siç raportohej në media, viktima me emrin Adile ishte me probleme mendore dhe po dhunohej vazhdimisht. “Ju njoftojmë se të premten do të ketë protestë kundër dhunës marrë për bazë rastin e fundit të…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-154840.png)
Lajme
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar protestë me datë 14 shkurt, të premten për rastin e gruas së dhunuar.
Siç raportohej në media, viktima me emrin Adile ishte me probleme mendore dhe po dhunohej vazhdimisht.
“Ju njoftojmë se të premten do të ketë protestë kundër dhunës marrë për bazë rastin e fundit të bërë publik në Gjilan. Dje nëpërmjet rrjeteve sociale u informuam të gjithë mbi fatin e Adiles, një grua me aftësi të kufizuara e cila jeton në Gjilan nën abuzim dhe përdhunim të vazhdueshëm, nër sy të institucioneve që do duhej ta mbronin. Ju ftojmë që me datë 14.02, në ora 13:00 në objektin e Komunës në Gjilan të na përcillni”, thuhet në njoftimin e këtij Kolektivi. /Lajmi.net/