Kolegjiumi për prokurimi diskuton sfidat e reja në prokurimin publik

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) në bashkëpunim dhe mbështetje të projektit të USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM), ka organizuar takimin e përbashkët në platformën elektronike të Kolegjiumit për Prokurim në diskutimin e temave të ndryshme, me interes të autoriteteve lokale në fushën e prokurimit publik.

Lajme

23/10/2020 16:35

Përmes këtij organizimi Menaxherët e Prokurimit në bashkëveprim edhe me autoritetet tjera sikurse është Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) dhe Agjencia e Prokurimit Publik (AQP) ngrenë shqetësimet e tyre në disa nga temat e prekura sikurse janë: Koncept dokumenti i Ligjit për Prokurimit Publik i aprovuar nga Qeveria e Kosovës; Rregullat dhe DT për shërbimet e veçanta te aprovuara nga KRPP; Njoftimet e KRPP-së për situatën epidemiologjike; Kontrata kornize me disa OE (mini-tender) te nënshkruara nga AQP (Furnizim me peme dhe perime dhe Furnizim me pajisje te TI).

Zyrtarët e KRPP-së informuan mbi koncept dokumentin e LPP-së, të aprovuar nga Qeveria e Kosovës i cili ka për qëllim kryesor harmonizimin me direktivat e EU-së , dhe përmirësimin e procedurave të prokurimit publik në bashkëpunim me institucionet tjera partnere kombëtare dhe ndërkombëtare.

Njëra ndër shqetësimet e vazhdueshme për Komunat mbeten procedurat specifike sa i përket kontratave për shërbimeve të veçanta, edhe pse një gjë e tillë është aprovuar në ligj ende ekzistojnë paqartësi dhe dyzime për mënyrën e aplikimit dhe si duhet të operohet me procedurat në këto raste. Edhe pse KRPP-ja ka përgatitur rregulloren ku janë të vendosur disa specifika në rregullim të kësaj çështje, deri më tani janë hasur problematika në dokumentacion gjatë aplikimit. Njëra ndër dyshimet e ngritura ishin edhe procedurat të cilat duhet të ndiqen nga Komunat për mësimdhënësit shtesë në këtë kohë pandemie, edhe pse nga Ministria e Arsimit është dhënë premtimi në aplikimin si shërbime të veçanta.

Lidhur me këto shkelje nga përfaqësuesit e KRPP-së u dhanë sqarimet se Komunat duhet të kenë parasysh se këto nuk janë kontrata në vepër, por duhet të jenë kontrata për individ të caktuar ose ekspertiza profesionale-konsulente, në afate të paracaktua, përmes projekteve të ndryshme dhe jo pozita të cilat duhet të rregullohen me kontrata në vepër për pozita të ndryshme sikurse janë asistent, shofer, etj.

Po ashtu me zyrtarët e AQP-së u diskutua kontrata kornize me disa operator ekonomik te nënshkruara nga AQP, për furnizim me peme dhe perime, furnizim me pajisje te TI-së si dhe vendimin për anulim nga Qeveria për marrjen e veturave të reja./Lajmi.net/