Kolegji Universum, bashkëpunon me prodhuesin vendor “Pestova”

Studentët e Kolegjit Universum kanë vizituar një nga kompanitë më të suksesshme vendore, prodhuesin e patatinave, “Pestova” nga Vushtrria.

Lajme

06/03/2015 13:06

Me këtë rast, studentët e Universum patën rastin që në mënyrë të drejtpërdrejt të njoftohen me procesin e prodhimit në kompaninë “Pestova” dhe të mësojnë më tepër për operim e kompanisë dhe politikat e punësimit.

Studentët u ndanë shumë të kënaqur nga kjo vizitë dhe te dyja palët u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen me iniciativa dhe programe të përbashkëta, sidomos në mundësinë e ofrimit të praktikës së punës për studentët e Universum dhe zhvillimin e përbashkët të temave të diplomës dhe atyre Master.

Kolegji Universum, sipas një komunikate për media, e vlerëson shumë punën praktike të studentëve dhe bashkëpunon ngushtë me shumicën e kompanive lidere në Kosovë, në aftësimin e studentëve dhe krijimin e mundësive për punësim.