Kolapsi financiar i RTK-së, Abdixhiku përmend kur VV emëronte militantë partiak në krye të drejtorive dhe bordeve: Do të doja të kishit zë edhe atëhere
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të RTK-së në lidhje me kolapsin financiar të institucionit. Ai ka thënë se kjo ka ardhur nga VV, partia që është mbështetur shumë nga ky televizion, shkruan lajmi.net. “Mendoj qe një parti që e keni mbështet shumë ju si televizion, dhe e keni…

Lajme
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të RTK-së në lidhje me kolapsin financiar të institucionit.
Ai ka thënë se kjo ka ardhur nga VV, partia që është mbështetur shumë nga ky televizion, shkruan lajmi.net.
“Mendoj qe një parti që e keni mbështet shumë ju si televizion, dhe e keni duru aq shumë kapje brenda institucionit prapë padrejtësisht ju bënë këtë veprim. Por, do të doja që nga gazetarët mendimlirë të RTK-së, si shtyllë e madhe e medias së lirë të kishte zë edhe atëherë kur jau binin militantët partiak në krye të drejtorateve dhe bordeve”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë që përveç RTK-së, të bllokuara financiarisht janë edhe të gjitha komunat e Kosovës që udhëhiqen nga LDK-ja.
“Përveç RTK-së që jeni të bllokuar, të gjitha komunat e Republikës së Kosovës që udhëhiqen nga LDK-ja janë të bllokuara financiarisht. A e dini ju, që kryeqyteti i Prishtinës është i bllokuar me vendim të ministrit të Financave dhe kryeministrit në detyrë, deputetit Kurti? Ai ka bllokuar financat e Prishtinës, dje ato të Pejës, të Fushë Kosovës pa asnjë arsye. Kjo qasje destruktive e një pushteti që do të bllokoj gjithçka, ka sjellur një gjendje të tillë edhe në RTK. Ju lus që herën tjetër të jeni më të zëshëm kur të iu vjen kapja dhe si mendimtar të lirë të bëni rezistencë”, ka shtuar Abdixhiku. /Lajmi.net/