Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa ishin në opozitë. Lëvizja Vetëvendosje thërriste konferenca edhe të dielën, kur donte të kritikonte qeveritë për reduktimet e energjisë që vinin nga KEDS-i. Bile bënin krahasime interesante për ndaljet e rrymës për remonetet e asokohshme. Për këtë…
Lajme
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa ishin në opozitë.
Lëvizja Vetëvendosje thërriste konferenca edhe të dielën, kur donte të kritikonte qeveritë për reduktimet e energjisë që vinin nga KEDS-i.
Bile bënin krahasime interesante për ndaljet e rrymës për remonetet e asokohshme.
Për këtë temë atëbotë urgjente, këta ftuan edhe interpelancë që gjendjen e dënoi edhe tani kreu i Kuvendit.
VV-ja opozitare ishte kritikuese e madhe e KEDS-it që e akuzonte për shkelje të të drejtave të njeriut përmes deputetes Fitore Pacolli, e cila shkruante më 2020 se nuk u interesojnë prishjet, por qytetarët e bizneset duan rrymën që e paguajnë.
E fiks 3 vjet më parë, ndonëse në pozitë, kryeministri Albin Kurti, fajin për reduktime ia linte paraardhësve.
Këtë gjuhë nuk e kursente as kur thirrej në Kuvend për raportim.
Madje mbahet mend edhe shpjegimi epik i punimeve në termocentrale, me filtera e bojlera.
Me besimin se është joprofitabil, Vetëvendosje ka hequr dorë edhe nga termocentrali “Kosova e Re” e si qeveri u tërhoq edhe nga projekti i gazit amerikan.