“Kokëdhimbje” për Panadiq, Ferizaj udhëton te Drita pa futbollistin titullar
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar me dy ndeshje mos lojë portierin e Ferizajt, Marko Jovanovskin. “Gardiani” maqedonas u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Malishevës fundjavën e kaluar, shkruan lajmi.net. Jovanovski kishte bërë ndërhyrje të palejuar si lojtar i fundit, jashtë zonës së rreptësisë ndaj kundërshtarit, për…

Sport
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar me dy ndeshje mos lojë portierin e Ferizajt, Marko Jovanovskin.
“Gardiani” maqedonas u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Malishevës fundjavën e kaluar, shkruan lajmi.net.
Jovanovski kishte bërë ndërhyrje të palejuar si lojtar i fundit, jashtë zonës së rreptësisë ndaj kundërshtarit, për çka ishte përjashtuar me të kuq.
Kësisoj, Jovanovski do t’i mungojë ekipi të Ferizajt në përballjen e vështirë në fundjavë kundër Dritës.
Ferizaj viziton Gjilanin në fundjavë për t’u takuar me Dritën, në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
“Lojtari/portieri i KF ” Ferizaj” , Marko Jovanovski nr fanelle 12 nr ID 032489M88. Motivi: Në min 10-të të ndeshjes, ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit, jashtë zonës së rreptësisë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Malisheva. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK” – thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së./Lajmi.net/