“Kojshia jem më ka thanë na ke marrë fytyrën”, Nishori rrëfen për komentet e rënda që mori pas rrëfimit, pati edhe arrestime

Ramadan NIshori u bë burri i parë që tregoi publikisht për dhunën seksuale që e kishte përjetuar gjatë luftës nga regjimi i Serbisë. Pas rrëfimit të tij tronditës si i vetmi burrë në Kosovë që ka dalë publikisht për dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës, Ramadan Nishori, ka treguar edhe për plagët e dyta ato…

Lajme

19/06/2025 17:36

Ramadan NIshori u bë burri i parë që tregoi publikisht për dhunën seksuale që e kishte përjetuar gjatë luftës nga regjimi i Serbisë.

Pas rrëfimit të tij tronditës si i vetmi burrë në Kosovë që ka dalë publikisht për dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës, Ramadan Nishori, ka treguar edhe për plagët e dyta ato që ia lanë komentet e rënda nga njerëz që i njihte.

Nishori tha se pas daljes publike kishte përjetuar ofendime të rënda në rrjetet sociale dhe lagje, ndërsa për disa raste, policia është detyruar të ndërhyjë.

“Kojshia jem më ka thanë na ke marrë fytyrën”, tha ndër të tjera NIshori në intervistën e tij në T7.