Koha për të ndryshuar Gjilanin

Rexhep Kadriu i AAK’së thotë se Gjilani nuk duhet të tolerojë më, por më 3 nëntor duhet të vendosë për ndryshime.

Lajme

18/10/2013 11:31

Kandidati i AAK’së për Kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka vijuar fushatën e tij elektorale me banorët e nëndegëve Qendra I, II, IV dhe VII të këtij qyteti.

Në tubimin e përbashkët të mbajtur në ambientet e shkollës fillore ‘Thimi Mitko’, ai ka shpalosur vizionin e tij për Gjilanin, ku ka folur për plane dhe projekte konkrete.

“Kemi pritur dhe kemi toleruar mjaft, tani është koha që të mos tolerojmë më duke i dhënë mundësinë çdo kujt të marrë udhëheqjen e qytetit tonë”.

“Është koha të sjellim ndryshime, është koha të mendojmë për të mirën e secilit nga, është koha të punojmë dhe të ecim përpara”.

“ Ky është qëllimi i Aleancës dhe i imi, që me punë të arrijmë aty ku është dashur të ishim kohë më parë, e mos të ngecim siç kemi ngecur deri tani”.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 62 në Gjilan.

“Aleanca është e përkushtuar të punojë për qytetarin e Gjilanit dhe këtë do ta bëjë. Kjo është dëshmuar me realizimin e rreth 30 projekteve deri më tani si dhe me përbërjen e një ekipi të fitores, ekip që premton mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe respektim të së drejtës së tyre”.