Koha më e mirë për të kryer marrëdhënie seksuale

Askush nuk dëshiron të ketë marrëdhënie të këqija.

Lifestyle

13/08/2019 19:36

Jo vetëm që marrëdhëniet seksuale të këqija shkatërrojnë një lidhje, por gjithashtu ato mund të sjellin shumë stres.

Sipas shkencës, përveç libidos që nuk përputhet, ekziston edhe një lidhje tjetër e madhe që vjen sa i përket seksit të mirë – dhe kjo është koha se kur bëni seks, raporton “ETimes”.

Studiuesit kanë thënë se, gabimi i parë që bëjnë njerëzit për të çuar deri tek një jetë të dobët seksuale është koha se kur bëjnë ata seks. Nëse ju, si shumica e njerëzve, besoni se marrëdhëniet seksuale shijohen më shumë pas orës nëntë të mbrëmjes, mendoni përsëri, transmeton lajmi.net.

Ekzistojnë prova bindëse që do ju bëjnë të rishikoni programin tuaj të seksit dhe ta prioritizoni kohën kur ju kryeni marrëdhënie.

Një studim i kryer nga disa psikolog nga Frontiers, kanë zbuluar se shumica e çifteve kishin marrëdhënie seksuale midis orës 21 dhe 1. Këta persona të anketuar, raportuan se nuk kishin seks të mirë, po thuajse 40% të tyre. Ndërsa të tjerët, seksin e shihnin si një punë që duhet kryer dhe nuk e shijonin aspak.

Edhe pse kjo mund të ju duket koha më e përshtatshme dhe më e mundshme kur njerëzit bëjnë seks, po ashtu është koha kur të gjitha pjesët e trupi dhe organet janë duke tentuar të pushojnë dhe të përgatiten për ditën e nesërme, për këtë arsye nuk konsiderohet si koha më e mirë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ja pse, nga shkencëtarët dhe studiuesit rekomandohet që koha më e mirë për të kryer marrëdhënie seksuale është në mëngjes. Përveç që do të keni seks të mirë, por gjithashtu do të përjetoni edhe më shumë kënaqësi.

Përderisa ju pushoni gjatë natës, trupi juaj është në punë, duke prodhuar hormone vitale. Mëngjesi po ashtu është koha kur niveli i testosteronit është tejet i lartë, që granton kënaqësi të barabartë. /Lajmi.net/