Koeman vazhdon me rekorde të errëta, regjistron ecurinë më të dobët në ‘El Classico’ në 81 vite

Barcelona nuk po di assesi të këndellet për këtë sezon pasi ata kanë pësuar disfatën tjetër nga rivali i tyre më i madh, Real Madridi.

Sport

25/10/2021 09:20

Barcelona është mposhtur me rezultat 2-1 në Camp Nou, me golat e Alabas dhe Vasuqez, para se Aguero të shënonte golin ngushëllues për ‘blaugranasit’ në minutat shtesë.

‘Blaugrana’ pësuan disfatën e katërt radhazi ndaj Real Madridit në të gjitha garat, me trajnerin Koeman që e vendosi një rekord negativ.

Me humbjen e djeshme, Koeman është bërë vetëm trajneri i dytë në histori të La Ligas që humbet tri ‘El Classico’ e para, pas Patrick O’Connell mes 1935 dhe 1940, që ishte gjithashtu me Barcelonën.

Barcelona me këtë humbje poziconohet në pozitën e nëntë me 15 pikë të mbledhura në nëntë xhiro në La Liga. /Lajmi.net