Koeman: Skuadra është në rindërtim, mos prisni mrekulli për Ligën e Kampionëve

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman nuk ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës ndaj Cadizit.

Sport

22/09/2021 13:13

Katalunasit pas barazimit me Granadan, do kërkojnë pikët e plota ndaj Cadizit, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Koeman nuk ka pranuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, duke lexuar vetëm një komunikatë dhe pastaj u largua.

“Klubi është në rindërtim. Kjo merr kohë. Lojtarët e ri do bëhen yje brenda disa viteve. Siç ndodhi me Xavi dhe Iniesta. Merr kohë. Në Ligën e Kampionëve, nuk duhet të prisni mrekulli”.

“Procesi duhet të mbështetet. Jemi shumë të lumtur me mbështetjen e tifozëve për ndeshjen kundër Granadas”.

Barcelona momentalisht renditët në pozitën e shtatë në tabelë me tetë sosh./Lajmi.net/