Koeman me kritika për taktikat e Xavi Hernandez: Barcelona jeton në të kaluarën

Ronald Koeman nuk ka kursyer kritikat për ish-skuadrën e tij, Barcelonën.

Sport

27/06/2022 23:36

Koeman pati aventura te Barcelona edhe si lojtar, por edhe si trajner. Këto dy aventura dallojnë shumë. Një herë ishte legjendë, një herë dështak.

Duke dhënë disa komente së fundmi, Koeman ka thënë se Barca vazhdon të jetojë në të kaluarën, duke iu referuar taktikave të Xavi për posedimin e topit.

“Jam në favor të asaj për të dominuar lojën. Nëse luan me tre qendër mbrojtës dhe pesë mbrojtës, nuk do të thotë se është sistem defensiv. Me këtë sistem kemi kaluar më së miri viteve të fundit. Shembulli është finalja ndaj Athletic”, ka thënë Koeman, transmeton lajmi.net.

“Barca jeton në të kaluarën, me 4-3-3, me ‘Tiki-taka’. Futbolli ka ndryshuar. Tani është më i shpejtë, më fizik. S’mund të jetosh në të kaluarën”, ka shtuar holandezi.

Koeman u shkarkua nga posti i trajnerit në muajin tetor dhe u zëvendësua nga një tjetër legjendë e klubit, Xavi Hernandez. /Lajmi.net/