Koci: Vendosa ta heq një pjesë të trupit tim për të treguar se kjo është mjaft

Avokati Arianit Koci thotë se “shteti po na rrezikohet”. Ai po flet për protestën simbolike duke rruar flokët para Kuvendit, për shkak të pakënaqësisë me moskonstituimin e Kuvendit. “Unë kam vendosë me e heq një pjesë të trupit tim pët të treguar se kjo është mjaft”, tha Koci. Avokati tha se protesta ishte “edhe për…

Lajme

21/07/2025 17:34

Avokati Arianit Koci thotë se “shteti po na rrezikohet”.

Ai po flet për protestën simbolike duke rruar flokët para Kuvendit, për shkak të pakënaqësisë me moskonstituimin e Kuvendit.

“Unë kam vendosë me e heq një pjesë të trupit tim pët të treguar se kjo është mjaft”, tha Koci.

Avokati tha se protesta ishte “edhe për gjithë popullin”.

“Politikanët tanë nuk kishin guxuar të sillen në këtë formë nëse secili prej neve e bën nga një veprim të ngjashëm ose veç del dhe proteston”, tha ai në T7.

Avokati tha se “nuk e ka bërë namin”, por shtoi se kjo mënyrë proteste e tij po e rritë presionin ndaj deputetëve.

“Unë mendoj që me të vërtetë shteti po na rrezikohet, sado që kështu prej natyrës jam spirituoz, besoni që edhe me këto hajgaret më nuk po më qeshet. 50 herë është e tepërt. Nuk ka shtet në botë që 50 herë ka tentu me e formu Kuvendin edhe mos me arritë”, tha ai.