Koci: Strishoja e gojës e nënës së Faton Hajrizit është dhënë, tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi

Avokati Arianit Koci, i cili është duke u marrë nga afër me kthimin e trupit të Faton Hajrizti në Kosovë sapo ka njoftuar se strishoja e gojës së nënës së Hajrizit është dhënë. Ai tha se çdo gjë ka shkuar sipas planit të tij. Koci theksoi se zonja është me të, rrugës për në Skenderaj.…

Lajme

30/07/2024 10:19

Avokati Arianit Koci, i cili është duke u marrë nga afër me kthimin e trupit të Faton Hajrizti në Kosovë sapo ka njoftuar se strishoja e gojës së nënës së Hajrizit është dhënë.

Ai tha se çdo gjë ka shkuar sipas planit të tij.

Koci theksoi se zonja është me të, rrugës për në Skenderaj.

Sipas avokatit, tanimë nuk ka asnjë arsye që të mos lirohet trupi, pasi të kryhet analiza e strishos.

Duhet përkujtuar që trupi i Faton Hajrizit ende nuk është liruar për në Kosovë, për t’iu kthyer për varrim familjarëve.

Arianit Koci është avokati i familjes Hajrizi i cili ka qëndruar këto ditë në Serbi, ku sic tha ai ka qenë edhe në morg ku thuhet se po qëndron trupi i Hajrizit.

Hajrizi është raportuar se u vra nga forcat e policisë serbe, një ditë pasi thuhet se ai vrau një zyrtar policor serb në Loznicë të Serbisë.

Storia e Hajrizit pas ikjes nga burgu i Smrkonicës më 6 korrik vazhdon të jetë mjaftë delikate.

Nga Serbia ky rast është lidhur edhe me rastin e Banjskës si dhe me kryterroristin serb, Milan Radojociq. Këta të fundit janë munduar vazhdimisht që të bëjnë “krahasime” me sulmin terrorist që serbët kryen në Banjskë, ku i vdekur mbeti zyrtari policor, Afrim Bunjaku.

Njoftimi i plotë i Kocit:

Strishoja e gojës e nanës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj.

Tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos!./Lajmi.net/