Ri-suspendohet zyrtari policor, Idriz Gashi, reagon avokati Arianit Koci: Siguria juridike e qytetarëve është në rrezik serioz
Avokati kosovar, Arianit Koci ka deklaruar se siguria juridike e qytetarëve të Kosovës është në rrezik serioz. Koci në një reagim të tij në Facebook njoftoi për rastin e hetuesit policor, Idriz Gashi të cilit sot sipas tij i ishte rikthyer arma dhe legjitimimi policor, pasi periudha kishte përfunduar afati i suspendimit për të, transmeton…
Lajme
Avokati kosovar, Arianit Koci ka deklaruar se siguria juridike e qytetarëve të Kosovës është në rrezik serioz.
Koci në një reagim të tij në Facebook njoftoi për rastin e hetuesit policor, Idriz Gashi të cilit sot sipas tij i ishte rikthyer arma dhe legjitimimi policor, pasi periudha kishte përfunduar afati i suspendimit për të, transmeton lajmi.net.
Megjithatë siç potencon Koci, pas përfundimit të orarit të punës të njëjtit i është dorëzuar vendimi i ri i vazhdimit të masës së suspendimit pa të drejtë ankese.
Sipas Kocit ky vendim është shkelje e rëndë e ligjit, ndërsa siç thotë ai kjo situatë është element i persekutimit të hetuesit policor./Lajmi.net/