Koci: ‘Rexha i luftës’ s’ka mbet as sa ‘Rexha i grazhdit’

Zëvendëministi Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook.

Lajme

10/03/2016 18:16

Kjo video përmban  skenën në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku deputeti Rexhep Selimi ka pasur një përplasje me një polic.

Koci ka shkruar se Rexha i luftës, duke iu referuar Rexhep Selimit,  nuk ka mbetur as si “Rexha i grazhdit të kalit”, duke iu referuar ai ngjarjes së tekstit të këngës ‘Çohu Rexho”.

“Rexha i luftës ,për fat të keq të tij, nuk ka mbet as ” Rexha i grazhdit të Kalit, ( të mos them Pelës, siç thot M. Zeka !)…..?!!!

Kështu mendoj unë ” i lodhti” G. Koci”, ka shkruar zv.ministri Koci në llogarinë e tij në Facebook./lajmi.net