Koci për rastin e Kurtit: Prokuroria po tregohet e dobët, një dëshmitar po sfidon krejt sistemin e drejtësisë
Avokati i njohur, Arianit Koci ka komentuar refuzimin e Kurtit për t’iu përgjigje prokurorisë për të dhënë dëshminë e tij në rastin për rezervat shtetërore. Koci ka thënë Prokuroria i ka të gjitha mekanizmat për të realizuar qëllimin e saj ligjor, por zvarritja e hetimeve dhe mungesa e vendosmërisë po e dëmtojnë besueshmërinë e saj.…

Lajme
Avokati i njohur, Arianit Koci ka komentuar refuzimin e Kurtit për t’iu përgjigje prokurorisë për të dhënë dëshminë e tij në rastin për rezervat shtetërore.
Koci ka thënë Prokuroria i ka të gjitha mekanizmat për të realizuar qëllimin e saj ligjor, por zvarritja e hetimeve dhe mungesa e vendosmërisë po e dëmtojnë besueshmërinë e saj.
“Veprimi i Kryeministrit Kurti është qartazi politik dhe reflekton pakënaqësinë e tij ndaj punës së prokurorisë, që ai e ka shprehur edhe më herët. Në anën tjetër, prokuroria po tregohet e dobët. Ajo i ka të gjitha mekanizmat për të realizuar qëllimin e saj ligjor, por zvarritja e hetimeve dhe mungesa e vendosmërisë po e dëmtojnë besueshmërinë e saj. Me këto veprime, po del që kritikat e Kurtit ndaj prokurorisë janë të bazuara. Një dëshmitar po sfidon krejt sistemin e drejtësisë, ndërsa prokuroria po dështon ta zbatojë ligjin me efikasitet. Nëse për çdo dëshmitar humbet muaj të tërë, atëherë hetimet nuk do të përfundojnë kurrë”, ka thënë Koci për Indeksonline.
Më tutje, ai ka thënë se drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pavarësi, duke mos lejuar asnjë individ të sfidojë funksionimin e saj.
“Çdo vonesë e pajustifikueshme vetëm sa e forcon perceptimin e dobësisë së institucioneve të drejtësisë”, ka shtuar Koci.