Koci kundër propozimit për Thaçin President: E parakohshme dhe mund të jetë e dëmshme për të

Avokati Arianit Koci ka shkruar në lidhje me propozimin që ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka bërë që Hashim Thaçi të kandidohet për President. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se beson që Hashim Thaçi do të lirohet, por sipas tij edhe një aktgjykim lirues në shkallë të parë nuk e përfundon domosdoshmërisht procesin.…

Lajme

22/08/2026 15:01

Avokati Arianit Koci ka shkruar në lidhje me propozimin që ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka bërë që Hashim Thaçi të kandidohet për President.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se beson që Hashim Thaçi do të lirohet, por sipas tij edhe një aktgjykim lirues në shkallë të parë nuk e përfundon domosdoshmërisht procesin.

“Prokuroria ka të drejtë ankese dhe çështja mund të vazhdojë edhe më tej. Prandaj, me e hapë sot temën e tij për President më duket e parakohshme. Madje, në këtë moment, mundet me qenë e dëmshme edhe për vet Thaçin”, ka shkruar Koci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: