Koci kritikon deputetët: Kur janë në pyetjet pushimet, festat dhe interesi personal, po merreni vesh menjëherë

Avokati i njohur, Arianit Koci me anë të një postimi ka kritikuar deputetët që sot u morën vesh që seanca e radhës të jetë nesër dhe jo për festën e Fitër Bajramit. Koci në postimin e tij tha se kur po janë në pyetjet festat e interesat personale, deputetët po merren vesh menjëherë, kurse për…

Lajme

04/06/2025 12:08

Avokati i njohur, Arianit Koci me anë të një postimi ka kritikuar deputetët që sot u morën vesh që seanca e radhës të jetë nesër dhe jo për festën e Fitër Bajramit.

Koci në postimin e tij tha se kur po janë në pyetjet festat e interesat personale, deputetët po merren vesh menjëherë, kurse për popullin po dështojnë që 26 herë, shkruan lajmi.net

“Kuvendi është kthyer në arenë pazari – jo institucion shtetëror”, tha ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Kur është në pyetje pushimi, festat dhe interesi personal – deputetët merren vesh menjëherë!
Por kur është fjala për popullin – 26 herë dështim radhazi!
Asnjë marrëveshje për të mirën e vendit.
Asnjë përgjegjësi për votuesin që i solli aty.
Vetëm kalkulime, hesape dhe ruajtje të pozitave.
Turp!
Kuvendi është kthyer në arenë pazari – jo institucion shtetëror.
E populli – veç po e shikon.
Por jo edhe për shumë gjatë.
Po vjen dita me ua tregu se kujt i takon ky vend.
Dhe kush duhet ta përfaqësojë me dinjitet./lajmi.net/