Koci kërkon nga deputetët t’i kthejnë pagat e seancave të mbajtura jashtëligjshëm: Mos e hani djersën e popullit

Avokati Arianit Koci ka kërkuar që deputetët e Kuvendit t’i kthejnë pagat e marra gjatë periudhës kur Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm. “Mos e hani djersën e popullit”, ka shkruar Koci. Postimi i plotë: Mos e hani djersën e popullit Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori…

Lajme

19/08/2025 18:33

Avokati Arianit Koci ka kërkuar që deputetët e Kuvendit t’i kthejnë pagat e marra gjatë periudhës kur Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm.

“Mos e hani djersën e popullit”, ka shkruar Koci.

Postimi i plotë:

Mos e hani djersën e popullit

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025.

Pra, deputetët kanë marrë paga për një periudhë kur Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm.

I ftoj deputetët t’i kthejnë pagat e kësaj periudhe.