Koci kërkon ndërhyrje të institucioneve për mërgimtarët e bllokuar në Kroaci: Duhet të jenë pranë tyre deri në zhbllokim
Avokati Arianit Koci ka reaguar pas bllokimit të mërgimtarëve kosovarë në kufirin mes Kosovës dhe Kroacisë, duke kërkuar angazhim më të madh nga institucionet e vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koci ka bërë thirrje që përfaqësuesit institucionalë të Kosovës të jenë drejtpërdrejt të përfshirë në zgjidhjen e situatës. Ai ka thënë se ministri…
Lajme
Avokati Arianit Koci ka reaguar pas bllokimit të mërgimtarëve kosovarë në kufirin mes Kosovës dhe Kroacisë, duke kërkuar angazhim më të madh nga institucionet e vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koci ka bërë thirrje që përfaqësuesit institucionalë të Kosovës të jenë drejtpërdrejt të përfshirë në zgjidhjen e situatës.
Ai ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme, zëvendësministri apo ambasadori i Kosovës në Kroaci duhet të jenë pranë bashkatdhetarëve deri në tejkalimin e problemit.
“Kroacia është shtet mik dhe, kur e sheh që vetë ministri apo së paku zëvendësministri po interesohet për qytetarët e vet, besoj se bën çmos që lirimin e kufirit”, ka shkruar Koci.
Sipas tij, prania dhe angazhimi i drejtpërdrejtë i institucioneve do të ndihmonte në trajtimin më të shpejtë të situatës me mërgimtarët e bllokuar. /Lajmi.net/