Koci: Ekonomia në kollaps, Policia e hutuar, AKI e trulluar, populli fle – Nuk na duhen armiqtë, do ta shkatërrojmë vetën nëse nuk kthjellemi

Avokati i njohur, Arianit Koci ka folur për situatën momentale në vend, duke shprehur shqetësim me numrin e madh të vrasjeve që kanë ndodhur në ditët e fundit. Koci e ka ndërlidhur realitetin e tanishëm me situatën politike e ekonomike në vend, transmeton lajmi.net Ai ka kritikuar edhe qytetarët, që sipas tij po flejnë përderisa…

Lajme

13/08/2025 09:13

Avokati i njohur, Arianit Koci ka folur për situatën momentale në vend, duke shprehur shqetësim me numrin e madh të vrasjeve që kanë ndodhur në ditët e fundit.

Koci e ka ndërlidhur realitetin e tanishëm me situatën politike e ekonomike në vend, transmeton lajmi.net

Ai ka kritikuar edhe qytetarët, që sipas tij po flejnë përderisa ekonomia është në kolaps, policia e hutuar dhe se nuk kemi Kuvend e as Qeveri të rregullt.

Postimi i plotë:

Nuk ka Kuvend. Kemi Qeveri në detyrë. Nuk ka Kryeprokuror. Shteti pa drejtim.
Administrata shtetërore – në duart e ushtruesve të detyrës. Vetëm e mbajnë gjallë, pa e çuar përpara.
Gjykatat dhe prokuroria – nën presion, të mbushura me joprofesionistë dhe njerëz primitiv. Vendimet – të vakëta, e shpesh të padrejta. Drejtësia – e brishtë. Ligji – peng.
Një vit nga shpallja e zgjedhjeve. Proces i zvarritur. Deputetë të pandërgjegjshëm. Politikanë që mendojnë vetëm për vete.
Media me lajme të zymta. Policia – e hutuar. AKI – e trulluar. Shoqëria – skajshmërisht e hasmuar.
Ekonomia – në kollaps.
Populli fle.
Këto janë shenja të qarta të një realiteti që na shtyn drejt dhunës dhe vrasjeve që po ndodhin.
Nuk na duhen armiqtë.
Nëse nuk kthjellemi, do ta shkatërrojmë vetë veten./lajmi.net/