Koci: Brenda dy orëve e kuptoj nëse Arbnori shkon në paraburgim apo lirohet, po kryejë punën që shteti ish dashtë me e bë

Avokati, Arianit Koci është deklaruar në lidhje me ndalimin që i është bërë ish-zyrtarit policor Arbnor Spahiu nga autoritetet në Serbi. Koci theksoi se para një ore, ish zyrtarin policor e kanë marrë nga qendra e ndalimit dhe e kanë dërguar në Suboticë ku prokurori i rastit po e merr në pyetje. “unë kam dërgu…

Lajme

09/06/2025 10:59

Avokati, Arianit Koci është deklaruar në lidhje me ndalimin që i është bërë ish-zyrtarit policor Arbnor Spahiu nga autoritetet në Serbi.

Koci theksoi se para një ore, ish zyrtarin policor e kanë marrë nga qendra e ndalimit dhe e kanë dërguar në Suboticë ku prokurori i rastit po e merr në pyetje.

“unë kam dërgu disa prova që dëshmohet pafajësia e tij. Unë shpresojë se së shpejti lirohet, por nëse nuk lirohet s’ka të bëjë më as me punën e tij as me timen por me çështje politike. Para 4 ditësh e kam raportu se si një ish-agjent i bia-s e ka pranuar fajësinë dhe unë kam thënë se ka më pas një kundërgoditje nga Serbia dhe s’dihet se kush do të bie i pari kurban. Besoj se provat kanë me qenë të mjaftueshme për të liruar Arbnorin “,tha Koci, shkruan lajmi.net.

Ai theksoi se nga MPJD i ka partner të mirë dhe se gjithmonë është në mbrojtje të secilit qytetar.

“Brenda një ore apo dy ore do të kuptojë nëse prokurori do të kërkojë paraburgim, apo do të lirojë  ish-policin. Besoj se unë do të nxjerri atë. Familja e tij ka kontribuar shumë për Kosovën, e ai edhe babin e ka polic”, shtoi ai.

Arianit Koci po ashtu tha se është nervoz e a pa gjumë pasi po angazhohet për diçka që do duhej ta kryente shteti.

“Jam nervoz jam pa gjumë. Deri në 2 të natës kam bë punën që shteti është dashtë me e bë e këta sot shesin mend”./Lajmi.net/