Koalicioni për Familjen hap fushatën zgjedhore

Koalicioni për Familjen e ka hapur fushatën zgjedhore. Në këtë tubim po marrin pjesë kandidatët për deputet të këtij koalicioni, ndërsa fjalim mbajti edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, parti e cila garon me këtë koalicion. “Momenti ka ardhur! Koalicioni Për Familjen nis zyrtarisht fushatën për një të ardhme më të sigurt dhe më të…

Lajme

11/01/2025 19:55

Koalicioni për Familjen e ka hapur fushatën zgjedhore.

Në këtë tubim po marrin pjesë kandidatët për deputet të këtij koalicioni, ndërsa fjalim mbajti edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, parti e cila garon me këtë koalicion.

“Momenti ka ardhur! Koalicioni Për Familjen nis zyrtarisht fushatën për një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për çdo familje! Bashkohuni me ne në këtë moment historik ku do të prezantojmë vizionin tonë, ekipin fitues dhe rrugën drejt ndryshimit”, thanë nga kjo parti.

Në mesin e mysafirëve është parë edhe ish-ambasadori William Walker.