Koalicioni i madh në Austri i ka sytë kah fitorja
Austriakët janë duke votuar për zgjedhjet e përgjithshme, me dy partitë e mëdha që janë në “koalicionin e madh”.
Bota
Hulumtimet e opinionit sugjerojnë që Partia Social Demokrate (SPOe) e Kancelarit Werner Faymann dhe partia konservatore Partia e njerëzve (OeVP) do të jenë përsëri parti që do kenë shumicën në Parlament.
Por, një rezultat i keq do të detyronte që partitë pro-evropiane të kërkojnë për një partner të tretë.
Disa parti euroskeptike -duke përfshirë edhe partinë e djathë Partinë e Lirisë (FPOe), janë gjithashtu duke garuar në këto zgjedhje.
Skandalet dhe inercia
Të dielën, më shumë se gjashtë milionë votues austriakë kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje.
Ata do të zgjedhin 183 deputetë për dhomën e ulët të Parlamentit. Një parti duhet të marrë më shumë se 4% sa është dhe pragu për të fituar të drejtën për një vend në dhomën e Parlamentit.
Exit polle’t e fundit e vënë SPOe’në të parën – e cila aktualisht është partia me më shumë ulëse – me 27%, përderisa OeVP’ja ka vetëm 22%. Dhe partia anti-imigrante FPOe e treta me 21%.
Partitë qeverisëse secila ka marrë meritat për numrin e vogël të të papunëve përgjatë këtyre viteve me probleme ekonomike për të gjithë Unionin Evropian.
SPOe’ja gjithashtu është fokusuar në pensione, duke i vënë taksa “milionerëve” dhe duke ja hequr atyre që fitojnë më pak.
Në ndërkohë, OeVP’ja – e udhëhequr nga Michael Spindelegger – ka bërë fushatë që të heqë masat dhe të lirojë bizneset nga shiriti i kuq, duke hedhur poshtë propozimin e taksës së pasurisë.
Të dyja partitë kanë dominuar skenën politike austriake që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ka gjasa që të qeverisin të paktën deri në vitin 2018.
Sidoqoftë, një seri skandalesh dhe perceptim i inercisë kanë dëmtuar popullaritetin e tyre në mesin e votuesve.
FPOe’ja e udhëhequr nga Heiz-Christian Strache është duke shpresuar që të përfitojë nga kjo gjendje. Kjo parti ka akuzuar koalicionin për katandisje të sektorit publik, për korrupsion dhe për lejim të madh të emigracionit.
Gjithashtu pritet që në këto zgjedhje të dalin mirë edhe Të Gjelbrit. Përveç temave tradicionale të tyre që kanë të bëjnë me ambientin, ata kanë kërkuar që të shikohet në skandalet e financimit që është përfshirë koalicioni.
Sidoqoftë, nëse rezultatet janë të ngushta, rezultati final mund të mos jetë i qartë deri të hënën, kur fletët e votimit që mungojnë do të numërohen.