Koalicioni AAK-Nisma prezanton kandidatët për deputetë në Kamenicë: Jemi të vendosur të punojmë për një Kosovë më të mirë.
Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj ka njoftuar për një takim të mbajtur bashkë me partnerin e koalicionit, liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj në Kamenicë. Limaj ka shkruar se në këtë takim kanë prezantuar kandidatët për deputetë nga Kamenica, shkruan lajmi.net. “Antarsimi në NATO, zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për çdo qytetar të…
Lajme
Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj ka njoftuar për një takim të mbajtur bashkë me partnerin e koalicionit, liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj në Kamenicë.
Limaj ka shkruar se në këtë takim kanë prezantuar kandidatët për deputetë nga Kamenica, shkruan lajmi.net.
“Antarsimi në NATO, zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për çdo qytetar të Kosovës janë vetëm disa nga pikat e programit tonë, të cilat i shpalosëm në Kamenicë. Ne besojmë se vetëm me punë të përgjegjshme dhe transparente mund të arrijmë objektivat tona, prandaj jemi të vendosur t’i shërbejmë interesave të qytetarëve dhe të punojmë për një Kosovë më të mirë”, ka shkruar Limaj.
Postimi i tij i plotë në Facebook: