KMDLNJ: Zjarrfikësit, kategoria më e keqtrajtuar nga institucionet
Rasti i zjarrit në parkingut e një ndërtese në Prishtinë javën e kaluar mori shumë vëmendje sidomos për formën e reagimit të Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve. Secili sakrifikoi vetën në mënyrë që disa qytetarë të evakuohen nga hapësira me tym të shkaktuar nga zjarri. Por hakun me pagesa e mjete me sa duket institucionet…
Lajme
Rasti i zjarrit në parkingut e një ndërtese në Prishtinë javën e kaluar mori shumë vëmendje sidomos për formën e reagimit të Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve.
Secili sakrifikoi vetën në mënyrë që disa qytetarë të evakuohen nga hapësira me tym të shkaktuar nga zjarri.
Por hakun me pagesa e mjete me sa duket institucionet këtyre kategorive nuk po ua japin.
Kështu të paktën po e konsideron Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
“Prej shërbimeve që merren me çështje emergjente që janë zjarrfikësit, numër një, kjo është kategoria më e keqtrajtuar nga institucionet që nga përfundimi i luftës deri më tani. Deri vonë rrogat i kanë pas rrogat mizerje e kushte teknike s’kanë pas kurfare hic”, ka deklaruar Behxhet Shala – KMDLNJ.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi po thotë se në dy pika qëndrojnë më keq.
“Ne vazhdimisht i kemi potencu që i kemi dy çështje kryesore që na mungojnë ajo është numri i personelit por konkursi tash ka qenë i hapur dhe janë në procedurë të rekrutimit dhe vjetërsia e automjeteve që është një tjetër çështje”, ka theksuar Malë Gashi – Zjarrfikësit, Prishtinë.
Ndryshe nga Policia e Kosovës, zjarrfikësve nuk u paguhen shtesat për rrezikshmërinë në punë.