KMDLNj reagon pas vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë: Qeveria po e shpërfill sigurinë në punë
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas vdekjes tragjike të dy punëtorëve ndërtimtarie në Gjakovë, të cilët humbën jetën pasi ranë nga kati i dytë i një ndërtese në ndërtim. KMDLNj shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe kërkon hetime urgjente për rrethanat e aksidentit. Në reagimin e…

Lajme
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas vdekjes tragjike të dy punëtorëve ndërtimtarie në Gjakovë, të cilët humbën jetën pasi ranë nga kati i dytë i një ndërtese në ndërtim. KMDLNj shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe kërkon hetime urgjente për rrethanat e aksidentit.
Në reagimin e saj, KMDLNj kritikon qeverinë për mungesë veprimi dhe neglizhencë sistematike ndaj kushteve të rrezikshme të punës, mungesës së pajisjeve mbrojtëse dhe mosfunksionimit të Inspektoratit të Punës. Sipas KMDLNj-së, qeveria po injoron sindikatat dhe nuk po ndërmerr masa për të parandaluar humbjen e jetëve në vendin e punës.
“KMDLNj do të përkrahë çdo protestë të punëtorëve që kërkojnë kushte më të sigurta, sepse e drejta për jetë është e drejtë themelore e njeriut,” thuhet në reagim.