KMDLNJ dyshon se disa nga luftëtarët në Kumanovë u vranë pasi u dorëzuan
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë (KMDLNJ) ka dyshime se disa prej viktimave të Kumanovës janë vrarë pasi janë dorëzuar.

Lajme
Behxhet Shala kryetar i KMDLNJ, ka thënë për lajmi.net se ende nuk dihet saktësisht se kush janë ata persona.
“KMDLNJ bazohet në dëshminë e dëshmitarëve që kanë marrë pjesë në luftime dhe që kanë treguar se disa nga të vrarët kanë qenë gjallë në momentin e dorëzimit dhe janë shpallur të vrarë më pas”, ka thënë Shala, për lajmi.net.
Dyshimet i shtojnë edhe këto dy foto që sjell Portali Albeu, në të cilat mendohet se janë Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj në momentin e arrestimi nga policia maqedonase.
Të dy këta persona janë sjellë ditën e djeshme në Kosovë, të vdekur, dhe për të mësuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë më 9 dhe 10 maj në Kumanovë duhet të presim lirimin e të arrestuarve.