Klubit të varfër i vidhen shtyllat (Foto)

Klubit amator anglez, Cleethorpes Town i ka ndodhur diçka e pazakonshme. Ekipi ka mbetur pa fushë për të luajtur sepse u janë vjedhur shtyllat e portës.

Sport

16/09/2014 16:19

Një shtyllë e portës, kaq i ka mbetur klubit të varfër, Cleethorpes Town.

Të dëshpëruar, krerët e klubit amator anglez ku marrin pjesë kryesisht djem të rinj, u desh të bëjë thirrje për ndihmë humanitare në mënyrë që të blejnë korniza të reja të portës.

“Ne nuk jemi klub i madh profesional, nuk kemi financa dhe shpenzimet bëhen kryesisht nga prindërit dhe anëtarët e klubit. Këtë terren e shfrytëzojnë edhe juniorët tanë, të cilët tani nuk kanë ku t’i zhvillojnë ndeshjet. Çka t’u themi atyre tani? Na falmi, nuk kemi ku të luani? Si shoqëri kjo është një goditje e madhe për ne”, kanë njoftuar nga klubi.