Klubi i ri fillon shitjen e fanellave të Mahrezit (FOTO)

Adidas ka befasuar duke filluar shitjen e fanellave të Chelseas me emrin e mesfushorit të Leicester City, Riyad Mahrez.

Merkato

24/07/2016 19:09

Riyad Mahrez në Chelsea.

Mesfushori i Leicester Cityt është shfaqur si përforcim i ardhshëm i “Blues”.

Në fakt, sponsori i gjigantit londinez, Adidas ka befasuar duke filluar shitjen e fanellave të Chelseas me emrin e mesfushorit të Leicester City, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një gabim apo Mahrez vërtetë do të nënshkruajë për klubin nga Stamford Bridge.