Klubet nga Serie A do të humbin deri në 28 milionë euro
Skuadrat e Serie A mund të humbin deri në 28 milionë euro në ditët e ndeshjes.
Sport
Juventus do të humbin deri në 12 milionë euro, si pasojë e vendimit të qeverisë që evenimentet sportive të luhen pa tifozë.
Serie A është në një kaos së fundmi, si pasojë e shpërnadrjes së Coronavirusit në gjithë pjesën veriore të vendit.
Kështu, qeveria italiane ka vendosur që të gjitha evenimentet sportive të zhvillohen pa praninë e tifozëve, së paku deri më 3 prill.
Në total, 20 skuadrat e Serie A pritet të humbin deri në 28.6 milionë euro në xhiro. /Lajmi.net/