Kloppit i njihet puna – Liverpool hap negociatat për rinovimin e kontratës

Liverpool nuk duan ta lëshojnë trajnerin Jurgen Klopp.

Sport

28/04/2022 10:15

Trajneri gjerman, Klopp po bën një punë të jashtëzakonshme me skuadrën e Liverpool, të cilën e ka kthyer në mesin e skuadrave më të mira në Evropë – nëse jo më të mirën.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Liverpool do të hap negociatat për rinovimin e kontratës së gjermanit, përcjell lajmi.net.

Kontrata aktuale e Klopp skadon në qershor të vitit 2024.

Liverpool duan t’i japin trajnerit një kontratë afatgjate për të vazhduar këtë dominim që ka nisur tashmë.

E vetmja pengesë e Liverpoolit të Jurgen Klopp vazhdon të jetë Manchester City i Pep Guardiola. /Lajmi.net/