Klopp tradhton Dortmundin, shkon në Bayern

Jurgen Klopp mund të bëhet trajner i ri i Bayern Munichut, në rast se Pep Guardiola largohet në fund të këtij sezoni, ka thënë Ottmar Hitzfeld.

Sport

17/04/2015 13:09

Ottmar Hitzfeld beson se Jurgen Klopp mund t’i ndjekë hapat e tij dhe të drejtojë Bayern Munichun, pas largimit nga Borussia Dortmund.

Klopp ka konfirmuar se do të largohet nga posti i trajnerit në Dortmund pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, Hitzfeld beson se ai mund të angazhohet në Allianz Arena.

“Guardiola ka kontratë, tani për tani, por mund të largohet në fund të këtij sezoni me arsyetimin se ka nevojë për pushim, njësoj siç bëri te Barcelona”, deklaroi Hitzfeld për të përditshmen zvicerane “Blick”.

“Nëse Guardiola i fiton tre titujt, duhet të pranohet se ndoshta ka nevojë për një pushim dhe të largohet si fitues Kjo do të sillte një skenar të ri që do t’i përshtatej Bayern Munichut dhe Jurgen Kloppit. Nuk shoh asnjë problem për idenë që Klopp të shkojë në Bayern. Një trajner është një mercenar. Pasi të hapen dyert në Bayern Munich, ai me siguri se do të jetë një kandidat. Dhe, ai me siguri se do të arrinte sukses të madh në Bayern”, përfundoi ai.