Klopp reagon pas rinovimit: Jam i dashuruar me këtë vend

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shpreh i lumtur me rinovimin e kontratës me ekipin.

Sport

28/04/2022 19:08

Sot faqja zyrtare e gjigantit anglez ka njoftuar për rinovimin e kontratës së trajnerit Jurgen Klopp.

Klopp ka rinovuar kontratën me ‘Reds’ deri në vitin 2026 dhe ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes.

“Nuk mu desh kohë e gjatë që të përgjigjem me sinqeritet, përgjigja ishte e thjeshtë, jam i dashuruar me këtë vend dhe ndjehem mirë”, tha gjermani, përcjell lajmi.net.

“Kam shumë fjalë që mund t`i përdor për ta përshkruar këtë moment, i lumtur falënderues, i bekuar i privilegjuar dhe i emocionuar sa për fillim. Këtu ka shumë gjëra që i dua për këtë vend. E dija para se të vij këtu ndërsa tani jam më i vetëdijshëm se kurrë”, vazhdoi ai.

Nën drejtimin e trajnerit gjerman Liverpool ka fituar Premier Ligën, Kupën e Botës për Klube, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës./Lajmi.net/