Klopp pranon Milanin?
Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka pranuar ofertën e Milanit për të marrë drejtimin e skuadrës italiane, pas përfundimit të këtij sezoni, raportojnë mediat italiane.

Sport
Filippo Inzaghi deklaroi se dëshiron të jetë trajner i Milanit për 20 vitet e ardhshme.
Por, duket se atij nuk do t’i plotësohet dëshira.
Kjo pasi mediat italiane raportojnë se trajner i ardhshëm i Rossonerëve do të jetë strategu i tanishëm i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, ka pranuar që të nënshkruajë në San Siro, pas përfundimit të këtij sezoni.
Klopp konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë në Evropë dhe ardhja e tij në Milan do të ringjallte entuziazmin e tifozëve të Milanit, tashmë një kohë të gjatë të pakënaqur me rezultatet e ekipit.