Klopp për Real Madridin: Janë klub me eksperiencë

Jurgen Klopp ka folur për kundërshtarin e tyre të së shtunës, Real Madridin, para finales së Champions League.

Sport

26/05/2022 14:36

Sipas gjermanit, “Los Blancos” janë një skuadër me eksperiencë, sidomos në këtë kompeticion, dhe e dinë se si t’u qasen këtyre ndeshjeve, transmeton lajmi.net.

“Real Madridi është një skuadër me eksperiencë. Ata dinë se si të luajnë në kësolloj ndeshjesh, veçanërisht në finale. Unë madje nuk e di se sa Champions League i kanë fituar Modric, Kroos dhe Casemiro së bashku”, tha Klopp në konferencën për shtyp.

Ndeshja do të luhet të shtunën më fillim nga ora 21:00 në “Stade de France”. /Lajmi.net/