Klopp për lojën e Tottenham: Nuk më pëlqen ky lloj futbolli

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klpp ka dhënë komentet e tij në lidhje me ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur.

Sport

08/05/2022 09:27

‘Reds’ kanë bërë një hap fals në garën për titull të Premier Ligës, pas barazimit të mbrëmshëm ndaj ‘Spurs’.

Pas ndeshjes edhe trajneri i Liverpoolit foli për mediat.

Loja e fokusuar vetëm në mbrojtje, siç bëri Tottenham nuk i ka pëlqyer gjermanit.

“Më vjen keq, jam personi i gabuar që pyes për mbrojtjen e Spurs, por nuk më pëlqen ky lloj futbolli. Ky është mendimi im personal. Mendoj se janë lojtarë të klasit botëror dhe duhet të bëjnë më shumë për lojën”, ishin fjalët e Klopp përcjell lajmi.net.

Pas barazimit Liverpooli janë përkohësisht në vendin e parë me 83 pikë, aq sa ka edhe Manchester City por ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/