Klopp pas fitores ndaj City: Absolutisht krenar e pabesueshme
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp u ndje krenar pasi ekipi i tij kaloi në finale të FA Kupë.
Sport
Liverpooli arriti të mposht në gjysmëfinale të FA Kupë, Manchester City me rezultat 3:2.
Pas fitores foli trajneri i ‘Reds’, ai u shpreh krenar me ekipin e tij.
“Absolutisht krenar e pabesueshme – mendoj se pjesa e parë ishte një nga më të mirat që kemi luajtur ndonjëherë. Ne bëmë të gjitha gjërat e duhura shënuam në momentet e duhura, luajtëm një lojë të pabesueshme në pjesën e parë”, tha Klopp për ‘BBCSport’, përcjell lajmi.net.
Liverpooli do të luajë në finale me 14 maj, me fituesin e ndeshjes Chelsea – Crystal Palace, që zhvillohet nesër, me fillim nga ora 17:30./Lajmi.net/