Klopp pas fitores me dy gola diferencë: Asgjë s’ka përfunduar, Benfica nuk erdhi këtu ‘pahiri’

Jurgen Klopp dhe skuadra e tij kanë bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Champions League.

Sport

05/04/2022 23:55

Skuadra e Liverpool mori një fitore të madhe në udhëtim kundër Benfica, në ndeshjen e parë çerekfinale.

‘Reds’ fituan me rezultatin 1:3, dhe këtë rezultat në ndeshjen e kthimit duhet ta ruajnë para tifozëve të tyre në ‘Anfield’. Megjithatë, Klopp nuk i sheh të gjitha hesapet e mbyllura.

“Asgjë nuk ka përfunduar. Është gjysma e punës”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Benfica nuk erdhi në çerekfinale ‘pahiri’. Ata erdhën përmes një grupi të fortë, e më pas mposhtën Ajaxin. Ata do të luftojnë”, shtoi gjermani.

Klopp mund të mendojë tani se si ta përgatis skuadrën e tij për ndeshjen e Premier League ndaj Manchester City. /Lajmi.net/