Klopp optimist: Pas Kupës së Botës do të jemi ndryshe

Jurgen Klopp është shprehur optimist lidhur me rikthimin e mundshëm të formës së Liverpool. Skuadra e Liverpool s’e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Premier League, por s’është lidere as në grupin e Champions League. I pyetur nëse skuadra mund ta kthejë formën e saj më të mirë, Jurgen Klopp është shprehur optimist.…

Sport

01/11/2022 10:26

Jurgen Klopp është shprehur optimist lidhur me rikthimin e mundshëm të formës së Liverpool.

Skuadra e Liverpool s’e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Premier League, por s’është lidere as në grupin e Champions League.

I pyetur nëse skuadra mund ta kthejë formën e saj më të mirë, Jurgen Klopp është shprehur optimist.

Gjermani beson se nëse lojtarët kthehen në shëndet të mirë nga Kupa e Botës, Liverpooli do të tregojë fytyrë tjetër.

“Po, ne do të jemi ndryshe. Nëse ata kthehen të gjithë mirë nga Kupa e Botës…”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Nëse ata eliminohen herët dhe pushojnë mirë, dhe mund të stërviten me ne, do të ishte e shkëlqyer”, shtoi tutje gjermani.

Liverpool është në pozitën e nëntë në Premier League, ku pas 12 ndeshjeve ka grumbulluar 16 pikë. /Lajmi.net/